OTRILA organizon kampin e trajnimit Finswimming në kuadër të projektit "Mermaids for Inclusion"

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA gjate datave 12-14 Janar ka organizuar një kampin e trajnimit Finswimming në kuadër të projektit “Mermaids for Inclusion”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për sportistët dhe trajnerët për të përmirësuar shkathtësitë e tyre në fushën e notit me peraja (Finswimming).

Përfshirja e trajnerit të njohur Italian Rubes Levada i cili ka sjellë një përvojë të pasur dhe njohuri të mëtejshme në këtë fushë. Trajnerët dhe sportistët duke u njohur me teknikat e notit me peraja (FINS) do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe përmirësojnë shkathtësitë e tyre në këtë disiplinë.

Projekti “Mermaids for Inclusion” dëshmon për një përkushtim ndaj përfshirjes dhe promovimit të sporteve të ujit në mënyrë të përgjithshme.

 Një bashkëpunim i tillë në nivel ndërkombëtar sjell një vlerë të shtuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit.

Shpërndaj në: