Një tjetër sukses i sportistëve të klubit tonë –
Hana Beiqi me suksesin e radhës e shpallur ndër 10 sportistet më të mirë të Kryeqytetit
Në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë “Laureatët e Sportit për vitin 2023” nga Komuna e Prishtinë notuesja e kubit tonë, Hana Beiqi, u shpall sportiste e vitit për punën dhe angazhimin e saj të pamohueshme!
Një sukses i merituar nga Hana që ka punuar me zemër dhe pasion për notin gjatë gjithë vitit.
Hana na jep një mësim të madh se me përkushtim, vullnet dhe dashuri për atë që bën, mund të arrish çfarëdo qëllimi!
Faleminderit që na frymëzon dhe na bën të krenarë, Hana!
#Inspirim#Sukses#Përkushtim#SportistjaEVitit


