Martin Muja shkëlqen në garën prestigjioze SWIMMING INTERNATIONALS – LX “SETTE COLLI” TROPHY në Romë
Sportisti Martin Muja, përfaqësoi me dinjitet dhe profesionalizëm klubin tone K.S.U. OTRILA në garën ndërkombëtare SWIMMING INTERNATIONALS – LX “SETTE COLLI” TROPHY IP. Ky aktivitet, një ndër më të njohurit në kalendarin ndërkombëtar të notit, mblodhi notarë nga mbi 50 shtete të botës, duke përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj si Benjamin Proud, Chad le Clos, dhe shumë rekordmenë botërorë e evropianë.
Në një konkurrencë të fortë me notarë të nivelit elitar, Martin Muja dha një performancë mbresëlënëse. Këto rezultate jo vetëm që konfirmojnë përgatitjen dhe përkushtimin e Martin Mujës, por gjithashtu tregojnë potencialin e madh të notit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Performanca e Martin Mujës në këtë garë përfaqëson një hap të rëndësishëm për sportin e notit në Kosovë, duke dëshmuar se K.S.U. OTRILA është një klub që jo vetëm promovon talentin vendas, por edhe konkurron me sukses në nivele më të larta ndërkombëtare.
Men | Pts. | Previous personal best time | ||||||
MUJA, Martin – 2004 | ||||||||
50m Freestyle | Prelim | 91. | 24.93 | 590 | 50m | 25.14 | 101.7% | 16 Aug 2022 |
100m Freestyle | Prelim | 97. | 54.69 | 629 | 50m | 55.07 | 101.4% | 6 May 2023 |
50m Backstroke | Prelim | 51. | 28.25 | 579 | 50m | 27.81 | 96.9% | 28 May 2023 |
100m Backstroke | Prelim | 58. | 1:02.38 | 565 | 50m | 1:00.90 | 95.3% | 16 Aug 2022 |