International Swimming Meet SARAJEVO AQUATICS 2024 (BiH)

Një tjetër sukses i madh për klubin tonë është arritur në garën ndërkombëtare “Sarajevo Aquatics 2024”, që u zhvillua në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Sportisti ynë Dars Nela ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën 100m Krol, duke dhënë një paraqitje të shkëlqyer.

Po ashtu, sportistët tanë të rinj, Hana Haliti, Roni Qoqaj, Erik Imeri dhe Joni Makolli, dhanë gjithashtu maksimumin e tyre dhe u paraqitën me rezultate shumë të mira në këtë aktivitet. Të gjithë këta sportistë treguan se janë të gatshëm të konkurrojnë me nivelin ndërkombëtar dhe janë të përkushtuar për të arritur sukses.

Në këtë garë morën pjesë rreth 440 sportistë nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duke e bërë këtë aktivitet një sfidë të vërtetë për të gjithë pjesëmarrësit. Përkundër konkurrencës së fortë, sportistët tanë treguan shkallë të lartë të përgatitjes dhe pasionit për notin.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e klubit tonë dhe na motivon për arritje të tjera edhe më të mëdha në të ardhmen. Urime Darsit për medaljen dhe një falënderim të veçantë për të gjithë sportistët tanë që po kontribuojnë me angazhimin e tyre të vazhdueshëmRezultatet

MenPts.Previous personal best time
COCAJ, Roni – 2013
50m FreestylePrelim6.35.4118425m36.45106.0%12 Nov 2023
50m BackstrokePrelim4.40.2816525m40.62101.7%29 Sep 2024
100m BackstrokePrelimDSQ1:27.5625m
50m BreaststrokePrelim7.48.6013525m52.35116.0%3 Mar 2024
IMERI, Erik – 2010
50m FreestylePrelim18.34.0520725m34.72104.0%29 Sep 2024
100m FreestylePrelim15.1:18.1518825m1:19.42103.3%19 Oct 2024
100m BackstrokePrelim16.1:39.4711425m
MAKOLLI, Jon – 2009
100m FreestylePrelim5.1:05.8831525m1:05.0497.5%9 Nov 2024
100m BackstrokePrelim10.1:20.7821425m1:22.00103.0%23 Mar 2024
100m ButterflyPrelimDSQ1:17.8825m
NELA, Dars – 2009
50m FreestylePrelim4.29.3232525m29.2999.8%10 Nov 2024
100m FreestylePrelim3.1:04.7933125m1:05.43102.0%9 Nov 2024
50m BreaststrokePrelim4.38.8726425m39.20101.7%9 Nov 2024
WomenPts.Previous personal best time
HALITI, Hena – 2011
100m FreestylePrelim13.1:16.2728525m1:17.39103.0%4 Mar 2024
50m BreaststrokePrelim4.41.2932425m41.80102.5%29 Sep 2024
50m BreaststrokeFinal6.42.3730025m
100m BreaststrokePrelim4.1:31.4831625m1:31.0499.0%29 Sep 2024

Shpërndaj në: