Paraqitje Fantastike e Sportistëve të Klubit tonë në Garën FINSWIMMING në Sarajevë!
Sportistët e klubit tonë shkëlqyen në garën ndërkombëtare të notit FINSWIMMING, e cila u zhvillua në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, si pjesë e projektit Mermaids for Inclusion, financuar nga Bashkimi Evropian. Pjesëmarrës nga shtete si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Australia dhe Kosova ishin konkurrues të denjë, por sportistët tanë arritën të spikatin me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Rezultatet e shkëlqyera të sportistëve të K.S.U. Otrila në këtë garë janë një dëshmi e mundit të pakursyer dhe përpjekjeve të tyre për t’u bërë pjesë e elita ndërkombëtare të Finswimming:
- Hena Haliti: 1 medalje e artë dhe 1 e bronztë
- Roni Cocaj: 3 medalje të argjendta
- Jon Makolli: 1 medalje e artë, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta
- Dars Nela: 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta
- Erik Imeri: 1 medalje e artë dhe 1 e bronztë
Këto rezultate të shkëlqyera janë një pasqyrë e talentit të jashtëzakonshëm dhe punës së palodhur të secilit sportist, që gjithashtu shpalosin vlerat dhe shpirtin konkurrues të klubit tonë. Ky sukses është një tjetër hap i rëndësishëm drejt arritjeve më të mëdha në nivel ndërkombëtar dhe dëshmon se K.S.U. OTRILA vazhdon të jetë më shumë se një klub – është një simbol i përkushtimit dhe i pasionit për sportin!
