Zenit Cup 2024 – Një përmbyllje e suksesshme e vitit për klubin tonë!
Klubi ynë mori pjesë në garën Zenit Cup, me performancë shumë të mirë. Për herë të parë debutuan me paraqitje shumë premtues dy sportistët Zara Spahi dhe Dria Nela.
Sportistët tanë dhanë maksimumin dhe rezultuan me një numër të konsiderueshëm medaljesh, duke siguruar vendin e dytë për klubin në bazë të rezultateve të përgjithshme.
Jemi krenarë për përkushtimin dhe arritjet e ekipit tonë, duke i falënderuar të gjithë ata që na mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Sukseset tona janë frymëzim për vitin e ardhshëm!