Hana Beiqi dominoi garën ndërkombëtare “Golden Orlando” me mbi 300 sportistë nga 11 shtete

Në garën prestigjioze “Golden Orlando” që u zhvillua këtë vikend në Dubrovnik , sportistja e KSU OTRILA, Hana Beiqi, konfirmoi edhe një herë klasin e saj! Me 6 medalje të fituara – 5 të arta dhe 1 e argjendtë – Hana jo vetëm që dominoi garat, por gjithashtu rrëmbeu çmimin kryesor si sportistja më e mirë, në bazë të pikëve Aqua Points të mbedhura sipas standardeve të World Aquatics.

Dy rekorde shtetërore të thyera, përfshirë edhe një garë me mbi 718 AquaPoints – janë dëshmi e një forme të jashtëzakonshme dhe punës së palodhshme!

Urime Hana dhe trajnerëve për këtë sukses të madh – krenari për klubin, vendin dhe sportin e notit!

Shpërndaj në: