Sportistja jonë e jashtëzakonshme, Hana Beiqi, ka përfaqësuar me nder klubin dhe vendin në garën ndërkombëtare “Grand Prix Kranj 2025”, e cila u zhvillua më 31 Maj dhe 1 Qershor në Slloveni. Kjo garë ishte kualifikuese ndërkombëtare dhe pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Botërore të Notit – World Aquatics.
Hana Beiqi jo vetëm që u kualifikua në finalet e shumë disiplinave, por theu rekorde kombëtare dhe u ngjit në podiumin ndërkombëtar me dy medalje të argjendta, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe klasën e saj si një nga notaret më premtuese të vendit.
🏅 Rezultatet Kryesore:
✅ Dita e Parë – 31 Maj:
- REKORD KOMBËTAR në disiplinën 100m Shpinë me kohën 01:05.67 në fazën kualifikuese
- Finale e suksesshme me medalje të argjendtë dhe një REKORD të RI të Kosovës në të njëjtën disiplinë me kohën 01:05.18
✅ Dita e Dytë – 1 Qershor:
- REKORD KOMBËTAR në disiplinën 50m Shpinë me kohën 00:29.95
- Kualifikim në finale edhe në disiplinën 100m Krol
🎉 Një Kampione me Rekorde dhe Medalje
Hana Beiqi përmbylli këtë garë me:
- Dy rekorde të reja kombëtare
- Dy medalje të argjendta ndërkombëtare
- Finale në tri disiplina elitare
Kjo paraqitje e jashtëzakonshme është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme që Hana dhe stafi trajner vazhdimisht e demonstrojnë.
