11th INTERNATIONAL SWIM MEETING "DELFIN CUP 2025"

Klubi i Sporteve të Ujit “OTRILA” përmbylli me shumë sukses pjesëmarrjen në garën ndërkombëtare Delfin Cup – Ljubljana, duke arritur rezultate të shkëlqyera, rekorde kombëtare dhe medalje ndërkombëtare.

Në këtë garë prestigjioze morën pjesë 33 klube dhe rreth 450 sportistë nga vende të ndryshme si: Sllovenia, Italia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Spanja, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Austria.

Në mesin e kësaj konkurrence të fortë, ekipi ynë u dallua me performanca të jashtëzakonshme, duke përfaqësuar me dinjitet notin kosovar dhe duke vendosur standarde të reja për suksesin sportiv.

HANA BEIQI
Një performancë fantastike me 3 rekorde kombëtare dhe 4 medalje.
100m Freestyle – 57.50 → Rekord Absolut + Medalje Argjendi (Juniore)
50m Backstroke – 29.42 → Rekord Junioreve + Medalje Argjendi (Juniore)
50m Freestyle – 26.67 → Medalje Ari (Juniore) + Medalje Bronzi (Absolute)
50m Butterfly – 28.26 → Rekord Absolut + Medalje Ari (Juniore) + Medalje Bronzi (Absolute)

RON COCAJ
200m Backstroke – 2:46.79 → Rekord Kombëtar në grupmoshën 11–12 vjeç
50m Backstroke – 36.48
50m Freestyle – 33.56
100m Backstroke – 1:19.18

HENA HALITI
100m IM – 1:25.85
50m Breaststroke – 44.27
50m Freestyle – 31.92
50m Butterfly – 37.14

ERIK IMERAJ
100m IM – 1:31.85
100m Freestyle – 1:15.26
50m Freestyle – 33.45

DARS NELA
100m Freestyle – 1:02.05
50m Breaststroke – 37.41
50m Freestyle – 27.98

OGREN SMAJLI
100m IM – 1:17.14
50m Breaststroke – 40.48
50m Freestyle – 30.01
50m Butterfly – 33.23

Të gjithë sportistët tanë kanë përmirësuar ndjeshëm kohët e tyre personale, duke treguar progres dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

OTRILA vazhdon të shkruajë histori në notin kosovar.

Shpërndaj në: