Gara e fundit për vitin 2025 – një mbyllje dinjitoze për K.S.U. OTRILA

Sezoni garues 2025 u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për Klubin e Sporteve të Ujit OTRILA, me pjesëmarrjen dhe suksesin e arritur në Santa Claus Talent Cup 2025, të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë garë ndërkombëtare morën pjesë mbi 360 sportistë nga 4 shtete:
Kosova | Shqipëria | Maqedonia e Veriut | Serbia

Hana Beiqi shkëlqeu me një paraqitje dominuese, duke vendosur dy rekorde të reja kombëtare:
• 100m Individual Medley – Rekord i ri Kombëtar (Absolute)
• 100m Backstroke – Rekord i ri Kombëtar (Juniore)

Falë këtyre rezultateve, ajo u shpall Sportistja më e mirë e garës, bazuar në AQUA Points, duke konfirmuar formën dhe nivelin elitar që po demonstron.

Totali i medaljeve të fituara:
• 4 medalje të arta
• 2 medalje të argjendta
• 2 medalje të bronzta

Medalje të Arta
• Hana Beiqi – 100m Backstroke (Absolute) – Rekord i ri Kombëtar (Juniore)
• Hana Beiqi – 50m Butterfly (Absolute)
• Hana Beiqi – 100m Individual Medley (Absolute) – Rekord i ri Kombëtar (Absolute)
• Hena Haliti – 50m Butterfly (Category C, 2011–2012)

Medalje të Argjendta
• Ron Cocaj – 50m Backstroke (Category D, 2013–2014)
• Dars Nela – 50m Breaststroke (Category B, 2009–2010)

Medalje të Bronztë
• Hena Haliti – 50m Freestyle (Category C, 2011–2012)
• Dars Nela – 100m Individual Medley (Category B, 2009–2010)

E ardhmja është premtuese
Paraqitje shumë pozitive patën edhe Ogren Smajli dhe Diell Haliti, ndërsa Ana Hyseni (2017), sportistja më e re e klubit, realizoi debutimin e saj të parë, duke treguar guxim, disiplinë dhe potencial për të ardhmen.

Një sezon që mbyllet me krenari, duke dëshmuar qartë progresin, cilësinë dhe vizionin afatgjatë të K.S.U. OTRILA.

OTRILA vazhdon të ndërtojë kampionë dhe të përfaqësojë denjësisht notin kosovar.

Shpërndaj në: