Marrëveshje bashkëpunimi OTRILA – Ilk Sen Ol

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA dhe Organizata Rinore Ilk Sen Ol kanë zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim fuqizimin e të rinjve përmes sportit, edukimit dhe projekteve të shoqërisë civile.

Kjo marrëveshje hap rrugën për iniciativa të përbashkëta që synojnë zhvillimin e potencialit rinor, promovimin e jetës aktive dhe krijimin e mundësive të reja për angazhim, integrim dhe sukses të të rinjve. Bashkëpunimi do të fokusohet në aktivitete sportive, projekte sociale dhe programe zhvillimore, duke kombinuar përvojën sportive të OTRILA-s me vizionin rinor të Organizatës Rinore Ilk Sen Ol.

Së bashku, synojmë të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme për të rinjtë.

Shpërndaj në: