K.S.U. OTRILA fiton vendin e dytë në garën “Zahir Pajaziti”

Notarët e K.S.U. OTRILA u paraqitën në Turneun “Zahir Pajaziti”, i mbajtur në pishinën Zenit (25m), duke u renditur në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për klube. Ky rezultat reflekton nivelin e përgatitjes dhe angazhimin e vazhdueshëm të sportistëve dhe stafit profesional të klubit.

Notarët pjesëmarrës

Dars Nela, Erik Imeri, Ogren Smajli, Jon Makolli, Ron Qoqaj, Diell Haliti, Hana Beiqi, Dria Nela, Ana Hyseni

Medalje të Arta

  • 50m Freestyle Open (Femra) – Hana Beiqi | 26.97
  • 50m Butterfly Open (Femra) – Hana Beiqi | 28.94
  • 50m Backstroke (13–14 vjeç) – Ron Qoqaj | 36.86
  • 100m Backstroke (13–14 vjeç) – Ron Qoqaj | 1:18.42
  • 50m Breaststroke (≤10 vjeç) – Diell Haliti | 1:08.31
  • 100m Butterfly (15–16 vjeç) – Ogren Smajli | 1:23.98

Medalje të Argjendta

  • 50m Backstroke (14–15 vjeç, Femra) – Dria Nela | 44.92
  • 100m Butterfly Open – Ogren Smajli | 1:23.98
  • Stafeta 4x50m Freestyle Open (OTRILA) | 1:59.86

Medalje të Bronzta

  • 50m Backstroke Open – Ron Qoqaj | 36.86
  • 50m Breaststroke (15–16 vjeç) – Erik Imeri | 42.97

Me rezultate bindshëm më të mira se konkurrentët e tjerë, Hana Beiqi u shpall notarja më e mirë e garës, duke konfirmuar formën e saj sportive gjatë këtij turneu.

Urime notarëve dhe stafit profesional për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e arritura.
K.S.U. OTRILA vazhdon zhvillimin dhe konsolidimin e rezultateve në garat vendore.

Shpërndaj në: