K.S.U. OTRILA dhe PK Vardar 2018 zyrtarisht në partneritet!

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA dhe PK Vardar 2018 kanë zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të sportit.

Ky partneritet synon shkëmbimin e përvojave profesionale, organizimin e aktiviteteve dhe garave të përbashkëta, si dhe realizimin e projekteve ndërkombëtare që kontribuojnë në rritjen e cilësisë sportive dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët e të dy klubeve.

Një vizion i përbashkët, një rrugë drejt progresit dhe sukseseve të përbashkëta në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

Shpërndaj në: