Klubi ynë ka nisur vitin 2025 me një ngjarje të rëndësishme për sportistët e tij. Pjesë e këtij aktiviteti ishin disa nga sportistët e klubit, të cilët morrën pjesë në një kamp dyditor stërvitjeje në Onix, Pejë. Ky kamp ishte një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive teknike dhe fizike të sportistëve, duke i ndihmuar ata të përgatiten më mirë për sfidat e vitit që vjen. Stërvitja dyditore ofroi një mundësi të shkëlqyer për sportistët të përmirësojnë performancën e tyre, të zhvillojnë teknikën dhe të rrisin forcën dhe qëndrueshmërinë fizike. Aktivitetet përfshin seanca intensive dhe trajnime individuale dhe grupore, për të arritur nivele më të larta të performancës. Aktivitetet si ky kamp do të kontribuojnë në ngritjen e nivelit të konkurrencës dhe do të fuqizojnë klubin tonë për të arritur rezultate të mëdha në garat e ardhshme. K.S.U. Otrila është krenar për sportistët e saj dhe angazhimin e vazhdueshëm në rritjen e mundësive për zhvillimin e talenteve. Me këtë fillim të mrekullueshëm për vitin 2025, klubi po e forcon edhe më tej pozicionin e tij në arenën sportive dhe vazhdon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për sportistët që ëndërrojnë të arrijnë majat e suksesit.
Kuvendi i Punës: Vlerësimi i Sukseseve të 2024-ës dhe Planprogrami për 2025-ën”
Në Kuvendin e Punës, të mbajtur mbrëmë, u prezantua raporti i punës për vitin 2024, duke pasqyruar arritjet dhe sukseset e klubit gjatë këtij viti të rëndësishëm. Ky raport evidentoi përpjekjet e sportistëve, trajnerëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre për të ngritur klubin në nivele më të larta. Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi dhe miratimi i planprogramit për vitin 2025, i cili përfshin objektiva të qarta për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe mbështetjen e sportistëve për të arritur rezultate edhe më të mira. Pjesëmarrësit ndanë ide, plane dhe vizione që synojnë fuqizimin e mëtejshëm të komunitetit sportiv. Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë pune, u shpërndanë mirënjohje për të gjithë sportistët, trajnerët, mbështetësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në sukseset e klubit gjatë vitit 2024. Ky moment simbolik ishte një shenjë falënderimi dhe vlerësimi për përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithsecilit. Takimi u përmbyll me frymë bashkëpunimi, optimizëm dhe energji pozitive për sfidat që na presin në vitin 2025, duke shpresuar për suksese të reja dhe një vit të mbushur me arritje. Falenderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe që vijojnë të mbështesin klubin tonë me pasion dhe përkushtim! “OTRILA – More than a club, it’s a family that swims together, grows together.”
Zenit Cup 2024 Prishtina – European City of Sports
Zenit Cup 2024 – Një përmbyllje e suksesshme e vitit për klubin tonë! Klubi ynë mori pjesë në garën Zenit Cup, me performancë shumë të mirë. Për herë të parë debutuan me paraqitje shumë premtues dy sportistët Zara Spahi dhe Dria Nela. Sportistët tanë dhanë maksimumin dhe rezultuan me një numër të konsiderueshëm medaljesh, duke siguruar vendin e dytë për klubin në bazë të rezultateve të përgjithshme. Jemi krenarë për përkushtimin dhe arritjet e ekipit tonë, duke i falënderuar të gjithë ata që na mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Sukseset tona janë frymëzim për vitin e ardhshëm!
Hana Beiqi përzgjedhet në listën SHPRESA OLIMPIKE 2025
Hana Beiqi përzgjedhet në listën e 10 më të mirëve në sport dhe bashkohet me “Shpresat Olimpike” Hana Beiqi, një nga talentet më premtuese të sportit në Kosovë, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Ajo është përfshirë në listën prestigjoze të “10 Shpresave Olimpike 2025”, një iniciativë e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) që mbështet sportistët e rinj me potencial për të arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ky është rezultat i angazhimit të saj të palodhur, përkushtimit dhe dedikimit në çdo stërvitje, si dhe rezultateve të shkëlqyera që ka arritur në garat ndërkombëtare. Hana, e cila ka treguar talent të jashtëzakonshëm në sportin e not, ka vazhduar të përmirësojë performancën e saj, duke treguar se ka aftësinë për të konkurruar me më të mirët në botë. Përzgjedhja e Hanës si një nga “Shpresat Olimpike” është një shpërblim për gjithçka që ka investuar deri tani në karrierën e saj. Ajo bashkohet kështu me 9 sportistë të tjerë, të cilët janë selektuar nga Komisioni i Sportit i KOK-ut, pas analizës së rezultateve ndërkombëtare dhe potencialit të tyre për të arritur sukses në të ardhmen.
International Swimming Meet SANTA CLAUS TALENT CUP 24
K.S.U. OTRILA vazhdon të tregojë performanca të shkëlqyera dhe të vendosë rekorde të reja shtetërore. Klubi ynë morri pjesë në garën Santa Claus Talent Cup 2024, ku morën pjesë mbi 350 sportistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sportistët pjesëmarrës: • Hana Beiqi • Art Elshani • Hëna Haliti • Dars Nela • Ron Qoqaj • Diell Haliti Rezultatet dhe medaljet e fituara: Hana Beiqi: • 🏅 50m Bretkoce – Medalje e Artë (Apsolute dhe B) • 🏅 50m Krol – Medalje e Artë (Apsolute dhe B) • 🏅 50m Shpinë – Medalje e Artë (Apsolute dhe B) • 🏅 50m Delfin – Medalje e Artë (Apsolute dhe B) (REKORD I RI SHTETËROR ABSOLUT) 🌟 Dars Nela: • 🥉 50m Bretkoce – Medalje e Bronztë (Kategoria B) • 🏅 100m Bretkoce – Medalje e Artë (Kategoria B) Ron Qoqaj: • 🏅 100m Shpinë – Medalje e Artë (Kategoria D) Hëna Haliti: • 🥈 50m Bretkoce – Medalje e Argjendtë (Kategoria C) • 🥈 100m Bretkoce – Medalje e Argjendtë (Apsolute dhe B) Sportistja më e mirë e garës: 🏆 Hana Beiqi u shpall sportistja më e mirë e garës në kategorinë B dhe kategorinë apsolute. Men Pts. Previous personal best time COCAJ, Roni – 2013 50m Freestyle Timed Final 6. 35.53 182 25m 35.41 99.3% 16 Nov 2024 100m Freestyle Timed Final 10. 1:25.60 143 25m 1:22.31 92.5% 9 Nov 2024 50m Backstroke Timed Final 4. 40.51 162 25m 40.28 98.9% 16 Nov 2024 100m Backstroke Timed Final 1. 1:21.47 208 25m 1:27.97 116.6% 10 Nov 2024 ELSHANI, Art – 2008 50m Freestyle Timed Final 7. 32.54 237 25m 31.64 94.5% 10 Nov 2024 100m Freestyle Timed Final 4. 1:17.82 191 25m 1:12.83 87.6% 9 Nov 2024 100m Medley Timed Final DSQ NT – 25m HALITI, Diell – 2016 50m Freestyle Timed Final 24. 1:07.40 26 25m 53.62 63.3% 10 Nov 2024 NELA, Dars – 2009 50m Breaststroke Timed Final 3. 38.61 269 25m 38.87 101.4% 16 Nov 2024 100m Breaststroke Timed Final 1. 1:30.21 230 25m 1:29.42 98.3% 9 Nov 2024 Women Pts. Previous personal best time BEIQI, Hana – 2008 50m Freestyle Timed Final 1. 26.72 631 25m 26.35 97.2% 14 Dec 2024 50m Backstroke Timed Final 1. 30.12 589 25m 29.50 95.9% 11 Nov 2023 50m Breaststroke Timed Final 1. 36.21 480 25m 36.60 102.2% 27 Nov 2021 50m Butterfly Timed Final 1. 28.41 631 25m 28.52 100.8% 9 Dec 2023 HALITI, Hena – 2011 50m Breaststroke Timed Final 2. 40.65 339 25m 41.29 103.2% 16 Nov 2024 100m Breaststroke Timed Final 2. 1:32.20 309 25m 1:31.04 97.5% 29 Sep 2024
Hana Beiqi, përfituese e bursës “Shpresa e Sportit 2024”
Sportistja e klubit tonë, Hana Beiqi, është përfituese e bursës “Shpresa e Sportit 2024”, e ndarë nga Komuna e Prishtinës! 🎯 Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhshme që Hana ka treguar në sport, duke e bërë krenar klubin dhe komunitetin tonë. Angazhimi i vazhdueshëm dhe përkrahja institucionale janë çelësi për suksese të mëdha në të ardhmen.
World Aquatics Swimming Championships (25m) 2024 (HUN)
Sportistja jonë e talentuar, Hana Beiqi, përfaqësoi me krenari shtetin e Kosovës në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt nga datat 10-15 dhjetor 2024 në Budapest të Hungarisë. Hana garoi në dy disiplina : 50m Krol dhe 100m Stil i Lirë, duke treguar performanca të jashtëzakonshme. Në garën 50m Krol, ajo arriti kohën 26.35 sekonda, duke thyer sërish rekordin e saj personal. Kjo kohë është tashmë rekord i ri shtetëror në kategorinë absolute! Në garën 100m Stil i Lirë, Hana realizoi një tjetër rezultat të shkëlqyer, duke përfunduar me kohën 57.79 sekonda. Women Pts. Previous personal best time BEIQI, Hana – 2008 50m Freestyle Prelim 54. 26.35 658 25m 26.36 100.1% 10 Nov 2024 100m Freestyle Prelim 52. 57.79 657 25m 57.73 99.8% 9 Nov 2024
Mermaids for Inclusion – Multiplier Sport Event (Sarajevo)
🏊♀️🌊 Outstanding Performance by Our Club’s Athletes at the FINSWIMMING Competition in Sarajevo! 🌍✨ As part of the Mermaids for Inclusion project 🧜♀️, funded by the European Union 🇪🇺, our athletes stood out among participants from Croatia 🇭🇷, Bosnia and Herzegovina 🇧🇦, Australia 🇦🇺, and Kosovo 🇽🇰, showcasing exceptional talent and dedication. 💪🔥 🏅 Our Athletes’ Remarkable Results: 🎉👏 The hard work and commitment of each athlete reflect the values and competitive spirit of K.S.U. Otrila. 🏆💙 K.S.U. OTRILA – More Than a Club! 🔥💪
Mermaids for Inclusion – FINSWIMMING
Paraqitje Fantastike e Sportistëve të Klubit tonë në Garën FINSWIMMING në Sarajevë! Sportistët e klubit tonë shkëlqyen në garën ndërkombëtare të notit FINSWIMMING, e cila u zhvillua në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, si pjesë e projektit Mermaids for Inclusion, financuar nga Bashkimi Evropian. Pjesëmarrës nga shtete si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Australia dhe Kosova ishin konkurrues të denjë, por sportistët tanë arritën të spikatin me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Rezultatet e shkëlqyera të sportistëve të K.S.U. Otrila në këtë garë janë një dëshmi e mundit të pakursyer dhe përpjekjeve të tyre për t’u bërë pjesë e elita ndërkombëtare të Finswimming: Këto rezultate të shkëlqyera janë një pasqyrë e talentit të jashtëzakonshëm dhe punës së palodhur të secilit sportist, që gjithashtu shpalosin vlerat dhe shpirtin konkurrues të klubit tonë. Ky sukses është një tjetër hap i rëndësishëm drejt arritjeve më të mëdha në nivel ndërkombëtar dhe dëshmon se K.S.U. OTRILA vazhdon të jetë më shumë se një klub – është një simbol i përkushtimit dhe i pasionit për sportin!
International Swimming Meet SARAJEVO AQUATICS 2024 (BiH)
Një tjetër sukses i madh për klubin tonë është arritur në garën ndërkombëtare “Sarajevo Aquatics 2024”, që u zhvillua në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Sportisti ynë Dars Nela ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën 100m Krol, duke dhënë një paraqitje të shkëlqyer. Po ashtu, sportistët tanë të rinj, Hana Haliti, Roni Qoqaj, Erik Imeri dhe Joni Makolli, dhanë gjithashtu maksimumin e tyre dhe u paraqitën me rezultate shumë të mira në këtë aktivitet. Të gjithë këta sportistë treguan se janë të gatshëm të konkurrojnë me nivelin ndërkombëtar dhe janë të përkushtuar për të arritur sukses. Në këtë garë morën pjesë rreth 440 sportistë nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duke e bërë këtë aktivitet një sfidë të vërtetë për të gjithë pjesëmarrësit. Përkundër konkurrencës së fortë, sportistët tanë treguan shkallë të lartë të përgatitjes dhe pasionit për notin. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e klubit tonë dhe na motivon për arritje të tjera edhe më të mëdha në të ardhmen. Urime Darsit për medaljen dhe një falënderim të veçantë për të gjithë sportistët tanë që po kontribuojnë me angazhimin e tyre të vazhdueshëmRezultatet Men Pts. Previous personal best time COCAJ, Roni – 2013 50m Freestyle Prelim 6. 35.41 184 25m 36.45 106.0% 12 Nov 2023 50m Backstroke Prelim 4. 40.28 165 25m 40.62 101.7% 29 Sep 2024 100m Backstroke Prelim DSQ 1:27.56 – 25m 50m Breaststroke Prelim 7. 48.60 135 25m 52.35 116.0% 3 Mar 2024 IMERI, Erik – 2010 50m Freestyle Prelim 18. 34.05 207 25m 34.72 104.0% 29 Sep 2024 100m Freestyle Prelim 15. 1:18.15 188 25m 1:19.42 103.3% 19 Oct 2024 100m Backstroke Prelim 16. 1:39.47 114 25m MAKOLLI, Jon – 2009 100m Freestyle Prelim 5. 1:05.88 315 25m 1:05.04 97.5% 9 Nov 2024 100m Backstroke Prelim 10. 1:20.78 214 25m 1:22.00 103.0% 23 Mar 2024 100m Butterfly Prelim DSQ 1:17.88 – 25m NELA, Dars – 2009 50m Freestyle Prelim 4. 29.32 325 25m 29.29 99.8% 10 Nov 2024 100m Freestyle Prelim 3. 1:04.79 331 25m 1:05.43 102.0% 9 Nov 2024 50m Breaststroke Prelim 4. 38.87 264 25m 39.20 101.7% 9 Nov 2024 Women Pts. Previous personal best time HALITI, Hena – 2011 100m Freestyle Prelim 13. 1:16.27 285 25m 1:17.39 103.0% 4 Mar 2024 50m Breaststroke Prelim 4. 41.29 324 25m 41.80 102.5% 29 Sep 2024 50m Breaststroke Final 6. 42.37 300 25m 100m Breaststroke Prelim 4. 1:31.48 316 25m 1:31.04 99.0% 29 Sep 2024