• Ballina
  • Aktivietet
  • MERMAIDS FOR INCLUSION
  • Dokumentet
    • Statuti
    • Raportet e aktiviteteve
    • Raportet e auditimit
  • Kontakti
  • Ballina
  • Aktivietet
  • MERMAIDS FOR INCLUSION
  • Dokumentet
    • Statuti
    • Raportet e aktiviteteve
    • Raportet e auditimit
  • Kontakti
Antarësohu

Swimming Internationals IX SETTE COLLI TROPHY IP (ITA)

Lajmet

Martin Muja shkëlqen në garën prestigjioze SWIMMING INTERNATIONALS – LX “SETTE COLLI” TROPHY në Romë Sportisti Martin Muja, përfaqësoi me dinjitet dhe profesionalizëm klubin tone K.S.U. OTRILA në garën ndërkombëtare SWIMMING INTERNATIONALS – LX “SETTE COLLI” TROPHY IP. Ky aktivitet, një ndër më të njohurit në kalendarin ndërkombëtar të notit, mblodhi notarë nga mbi 50 shtete të botës, duke përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj si Benjamin Proud, Chad le Clos, dhe shumë rekordmenë botërorë e evropianë. Në një konkurrencë të fortë me notarë të nivelit elitar, Martin Muja dha një performancë mbresëlënëse. Këto rezultate jo vetëm që konfirmojnë përgatitjen dhe përkushtimin e Martin Mujës, por gjithashtu tregojnë potencialin e madh të notit kosovar në arenën ndërkombëtare. Performanca e Martin Mujës në këtë garë përfaqëson një hap të rëndësishëm për sportin e notit në Kosovë, duke dëshmuar se K.S.U. OTRILA është një klub që jo vetëm promovon talentin vendas, por edhe konkurron me sukses në nivele më të larta ndërkombëtare. Men Pts. Previous personal best time MUJA, Martin – 2004 50m Freestyle Prelim 91. 24.93 590 50m 25.14 101.7% 16 Aug 2022 100m Freestyle Prelim 97. 54.69 629 50m 55.07 101.4% 6 May 2023 50m Backstroke Prelim 51. 28.25 579 50m 27.81 96.9% 28 May 2023 100m Backstroke Prelim 58. 1:02.38 565 50m 1:00.90 95.3% 16 Aug 2022

June 21, 2024 / 0 Comments
read more

16th International Basler Cup 2024 (SUI)

Lajmet

Notarët e K.S.U. OTRILA shkëlqejnë në garën ndërkombëtare 16th Internationaler Basler Cup në Zvicër Bazeli i Zvicrës u bë skena e një performance të jashtëzakonshme nga sportistët e Klubit të Notit K.S.U. OTRILA, të cilët morën pjesë në garën prestigjioze 16th Internationaler Basler Cup. Kjo garë, pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Botërore të Notit, shërbeu si një mundësi kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024, duke tërhequr garues nga e gjithë bota.Notarja Hana Beiqi tregoi formë të shkëlqyer në disiplinën 50m Delfin, duke siguruar një vend në finalen e mbrëmjes me kohën 00:29:51, që ishte koha e 4-të më e mirë nga 141 pjesëmarrëse. Ajo vijoi të mahnisë në disiplinën 50m Freestyle, ku në mesin e 250 garuesve, zuri vendin e tretë, duke siguruar medaljen e bronztë me kohën 27:03 (666 pikë FINA). Në finalen e kësaj disipline, Hana Beiqi shkroi histori duke thyer Rekordin Absolut Shtetëror të Kosovës me kohën 26:65 (695 pikë FINA) dhe duke fituar një tjetër medalje të bronztë. Ndërkohë, Martin Muja dhe Hëna Haliti dhanë gjithashtu paraqitje të denja në disiplinat përkatëse, duke përfaqësuar klubin me krenari në këtë garë të nivelit të lartë. Suksesi i sportistëve të K.S.U. OTRILA në këtë garë elitare është një dëshmi e fuqishme e përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre. Arritjet e këtij ekipi po i japin Kosovës një vend të denjë në hartën ndërkombëtare të sportit të notit. Men Pts. Previous personal best time MUJA, Martin – 2004 100m Freestyle Prelim 43. 57.30 546 50m 55.07 92.4% 6 May 2023 200m Freestyle Prelim 44. 2:08.34 502 50m 2:11.62 105.2% 31 Aug 2022 Women Pts. Previous personal best time BEIQI, Hana – 2008 50m Freestyle Final  3. 26.65 695 50m 27.21 104.2% 13 Apr 2024 50m Freestyle Prelim 4. 27.03 666 50m 100m Freestyle Prelim 20. 1:02.19 574 50m 1:00.15 93.5% 6 Aug 2023 50m Backstroke Prelim 3. 30.74 667 50m 30.16 96.3% 14 Apr 2024 50m Backstroke Final 4. 30.76 665 50m 50m Butterfly Prelim 4. 29.51 567 50m 29.01 96.6% 3 Mar 2023 50m Butterfly Final 4. 29.53 566 50m HALITI, Hena – 2011 100m Freestyle Prelim 54. 1:20.10 269 50m 1:16.19 90.5% 11 May 2024 200m Freestyle Prelim 41. 2:52.14 281 50m 50m Backstroke Prelim 22. 39.88 305 50m 40.83 104.8% 12 May 2024 50m Breaststroke Prelim 39. 47.67 228 50m 44.37 86.6% 11 May 2024

June 2, 2024 / 0 Comments
read more

International Swimming Meet ORION CUP 2024 (MKD)

Lajmet

Paraqitje e mirë e sportistëve të rinj të K.S.U. OTRILA në ORION CUP 2024** (MKD) Sportistët tanë të rinj morën pjesë në garën e rëndësishme ORION CUP 2024 e cila u mbajt në Shkup të Maqedonisë veriore. Në këtë garë u paraqiten sportistës Erik Imeri , Dars Nela , Bleon Sylejmani dhe Hëna Haliti . Sportistë tanë të rinj patën një paraqitje të mirë dhe arritë të përmisojnë disa nga rezultatet e tyre personale dhe sportisti Ogren Smaili arriti të fitojë medaljen e bronztë në disiplinën 100m Delfin në kategorinë Kadet.   Men Pts. Previous personal best time IMERI, Erik – 2010 50m Freestyle Timed Final 20. 37.22 177 50m NELA, Dars – 2009 50m Freestyle Timed Final 11. 30.02 337 50m 30.22 101.3% 12 May 2024 50m Breaststroke Timed Final 7. 43.22 216 50m 43.02 99.1% 11 May 2024 SMAJLI, Ogren – 2011 50m Freestyle Timed Final 16. 35.90 197 50m 36.61 104.0% 12 May 2024 100m Butterfly Timed Final  3. 1:47.15 98 50m SYLEJMANI, Bleon – 2009 50m Freestyle Timed Final 15. 32.84 258 50m 33.84 106.2% 22 Aug 2023 100m Backstroke Timed Final 4. 1:18.85 280 50m 1:30.90 132.9% 11 Jun 2022 Women Pts. Previous personal best time HALITI, Hena – 2011 50m Freestyle Timed Final 11. 35.32 298 50m 34.06 93.0% 12 May 2024 50m Breaststroke Timed Final DSQ 46.01 – 50m

May 11, 2024 / 0 Comments
read more

International Swimming Meet – GOLDEN ORLANDO 2024 (CRO)

Lajmet

Klubi ynë arriti një performancë mbresëlënëse në garën ndërkombëtare Golden Orlando 2024 në Dubrovnik të Kroacisë, ku morën pjesë sportistë nga 10 vende, përfshirë Kroacinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Hungarinë, Gjermaninë, dhe Ukrainën. Në dy ditët e garës, notarët tanë shënuan një total prej 8 medaljesh – 4 të arta dhe 4 të argjendta, duke u pozicionuar mes më të mirëve. Rezultatet kryesore nga dita e parë Në ditën e parë, notarët tanë shkëlqyen me 3 medalje të argjendta, si më poshtë: 🏊‍♂️ 100m Backstroke Hana Beiqi: 1:06.99 🥈 (Kategori Absolute dhe Kadeteve). 🏊‍♂️ 50m Butterfly Hana Beiqi: 29.67 🥈 (Kategoria Kadeteve). Përformanca në disiplinat e tjera: Hëna Haliti: 50m Breaststroke – 44.37, 100m Freestyle – 1:16.19. Dars Nela: 50m Breaststroke – 43.02, 100m Freestyle – 1:11.10. Jon Makolli: 100m Freestyle – 1:11.40, 50m Butterfly – 35.08. Ogren Smaili: 50m Butterfly – 46.53, 100m Freestyle – 1:22.99. Rezultatet kryesore nga dita e dytë Dita e dytë ishte edhe më triumfuese, me 4 medalje të arta të fituara nga ylli i garës, Hana Beiqi: 🏊‍♂️ 50m Backstroke Hana Beiqi: 30.63 🏅🏅 (Kategori Absolute dhe Kadeteve). 🏊‍♂️ 50m Freestyle Hana Beiqi: 27.26 🏅🏅 (Kategori Absolute dhe Kadeteve). Performanca në disiplinat e tjera: Hëna Haliti: 50m Backstroke – 40.83, 50m Freestyle – 34.06. Dars Nela: 200m Freestyle – 2:37.01, 50m Freestyle – 30.22. Jon Makolli: 200m Freestyle – 2:37.30, 50m Freestyle – 32.39. Ogren Smaili: 50m Backstroke – 43.99, 50m Freestyle – 36.61. Në përfundim të garës, klubi ynë u stolis me: 4 medalje të arta të fituara nga Hana Beiqi. 4 medalje të argjendta, përfshirë 2 medalje nga dita e parë dhe 2 nga dita e dytë. Këto rezultate treguan jo vetëm aftësitë e jashtëzakonshme të notarëve tanë, por edhe përkushtimin dhe punën e palodhshme të trajnerëve dhe gjithë stafit të klubit. Golden Orlando 2024 ishte një dëshmi e qartë e potencialit të madh të klubit tonë. Me këtë sukses, jemi më të motivuar për garat e ardhshme dhe për të vazhduar të ndërtojmë mbi këto arritje. Urime për të gjithë sportistët dhe trajnerët që na bënë krenarë! Men Pts. Previous personal best time MAKOLLI, Jon – 2009 50m Freestyle Timed Final – 32.39 269 50m 33.79 108.8% 6 Aug 2023 100m Freestyle Timed Final – 1:11.40 282 50m 1:13.35 105.5% 5 Aug 2023 200m Freestyle Timed Final – 2:37.30 272 50m 2:43.37 107.9% 6 Aug 2023 50m Butterfly Timed Final – 35.08 255 50m 39.30 125.5% 5 Aug 2023 NELA, Dars – 2009 50m Freestyle Timed Final – 30.22 331 50m 30.49 101.8% 13 Apr 2024 100m Freestyle Timed Final – 1:11.10 286 50m 1:10.11 97.2% 14 Apr 2024 200m Freestyle Timed Final – 2:37.01 274 50m 50m Breaststroke Timed Final – 43.02 219 50m SMAJLI, Ogren – 2011 50m Freestyle Timed Final – 36.61 186 50m 44.19 145.7% 30 Aug 2022 100m Freestyle Timed Final – 1:22.99 180 50m 50m Backstroke Timed Final – 43.99 153 50m 50m Butterfly Timed Final – 46.53 109 50m Women Pts. Previous personal best time BEIQI, Hana – 2008 50m Freestyle Timed Final – 27.26 649 50m 27.21 99.6% 13 Apr 2024 100m Freestyle Timed Final – 1:01.47 595 50m 1:00.15 95.8% 6 Aug 2023 50m Backstroke Timed Final – 30.63 674 50m 30.16 97.0% 14 Apr 2024 100m Backstroke Timed Final – 1:06.99 626 50m 1:08.45 104.4% 6 May 2023 50m Butterfly Timed Final – 29.67 558 50m 29.01 95.6% 3 Mar 2023 HALITI, Hena – 2011 50m Freestyle Timed Final – 34.06 333 50m 40.78 143.4% 5 Aug 2023 100m Freestyle Timed Final – 1:16.19 312 50m 50m Backstroke Timed Final – 40.83 284 50m 50.46 152.7% 5 Aug 2023 50m Breaststroke Timed Final – 44.37 283 50m 54.41 150.4% 6 Aug 2023

May 11, 2024 / 0 Comments
read more

Notarja e parë në histori të notit kosovar që kalon mbi 700 pikë FINA në një garë zyrtare Federatës Botërore të Notit.

Lajmet

Notarja e parë në histori të notit kosovar që kalon mbi 700 pikë FINA në një garë zyrtare Federatës Botërore të Notit. Në datat 13-14 Prill 2024, klubi ynë mori pjesë në garën ndërkombëtare “MM MARIBOR 2024”, e cila u mbajt në Maribor të Sllovenisë. Në këtë garë morrën pjesë 27 klube nga vende të ndryshme si Sllovenia, Kroacia, Çekia, Hungaria, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Austria dhe Kosova. Klubi jonë u paraqitë me dy sportistët e talentuar Hana Beiqi dhe Dars Nela. Në këtë garë, notarja jonë Hana Beiqi shkroi histori duke u bërë notarja e parë kosovare që kalon mbi 700 pikë FINA në një gara zyrtare të Federatës Botërore të Notit. Me një kohë rekord në 30:16 (706 pikë FINA) në disiplinën 50m Shpinë, Hana Beiqi gjithashtu thyen rekordin shtetërorë në 50m Krol me kohë 27:21 (658 Pikë FINA). Hana Beiqi u stolis me 5 medalje: Artë në 50m Krol, Kategoria Kadete Argjend në 50m Krol, Kategoria Absolute Artë në 50m Shpine, Kategoria Absolute Artë në 50m Shpine, Kategoria Kadete Argjend në 100m Delfin, Kategoria Kadete Në këtë garë u paraqit edhe sportisti ynë Dars Nela në kategoritë 50m Krol , 100m Krol dhe 100m Bretkosë ku arriti t’i përmisojë rezultatet personale dhe vazhdon të dëshmojë se ka një të ardhme të ndritur. K.S.U. OTRILA Falënderon për mbështetjen të vazhdueshme të gjithë prindërit e sportistëve, sponsorët dhe të gjithë dashamirësit e sportit K.S.U. OTRILA KLUB I KAMPIONËVE KLUB I HISTORIVE Puna e vazhdueshme sjell suksese të vazhdueshme. Nuk kemi të ndalur! Shihemi në garat e ardhshme!

April 28, 2024 / Comments Off on Notarja e parë në histori të notit kosovar që kalon mbi 700 pikë FINA në një garë zyrtare Federatës Botërore të Notit.
read more

Hana Beiqi me suksesin e radhës e shpallur ndër 10 sportistet më të mirë të Kryeqytetit

Lajmet

Një tjetër sukses i sportistëve të klubit tonë – Hana Beiqi me suksesin e radhës e shpallur ndër 10 sportistet më të mirë të Kryeqytetit Në ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë “Laureatët e Sportit për vitin 2023” nga Komuna e Prishtinë notuesja e kubit tonë, Hana Beiqi, u shpall sportiste e vitit për punën dhe angazhimin e saj të pamohueshme! Një sukses i merituar nga Hana që ka punuar me zemër dhe pasion për notin gjatë gjithë vitit. Hana na jep një mësim të madh se me përkushtim, vullnet dhe dashuri për atë që bën, mund të arrish çfarëdo qëllimi! Faleminderit që na frymëzon dhe na bën të krenarë, Hana! #Inspirim#Sukses#Përkushtim#SportistjaEVitit

March 16, 2024 / Comments Off on Hana Beiqi me suksesin e radhës e shpallur ndër 10 sportistet më të mirë të Kryeqytetit
read more

International Swimming Meet NEPTUN CUP 2024 (MKD)

Lajmet

Gjatë datave 03-04 Mars 2024, në Shkup të Maqedonisë Veriore u zhvillua gara: International swimming meeting NEPTUN CUP 2024 (MKD). Në këtë gare, ku morën pjesë 410 sportistë nga 35 Klube te shteteve: KOS, MKD, SRB, BUL, ALB, Klubi ynë morri pjesë me 6 sportist: Hëna Haliti, Hana Beiqi, Dars Nela, Ogren Smaili, Ron Qoqaj dhe Erik Imeri. Edhe niher Hana Beiqi tregoj se ishte e pa konkurenc ne mesin e pjesmarresve duke rrembyer hiq më pak se 12 medalje 11 të arta dhe 1 të Argjend. edhe paraqitja e sportistve tjerë ishte shumë e mirë duke përmisuar te gjithë rezultatet personale qe na ben te nihemi mire per te ardhmen e Klubit. Hana nuk arriti vetëm të fitojë 11 medalje të arta 🥇, por ajo gjithashtu u rendit në vendin e parë në klasifikimin përfundimtar, bazuar në pikët e Federatës Ndërkombëtare e Notit (FINA). Kjo e bëri atë sportisten më të mirë të garës!   Men Pts. Previous personal best time COCAJ, Roni – 2013 100m Freestyle Timed Final 22. 1:26.94 137 25m 1:26.85 99.8% 11 Nov 2023 50m Backstroke Timed Final 11. 42.35 142 25m 42.41 100.3% 24 Dec 2023 100m Backstroke Timed Final 5. 1:29.28 158 25m 1:29.54 100.6% 12 Nov 2023 50m Breaststroke Timed Final 12. 52.35 108 25m 53.65 105.0% 11 Nov 2023 IMERI, Erik – 2010 50m Freestyle Timed Final 34. 40.91 119 25m MAKOLLI, Jon – 2009 50m Freestyle Timed Final 24. 32.77 232 25m 32.31 97.2% 12 Nov 2023 NELA, Dars – 2009 50m Freestyle Timed Final DSQ NT – 25m 100m Freestyle Timed Final 20. 1:09.10 273 25m 1:12.66 110.6% 24 Dec 2023 200m Freestyle Timed Final 10. 2:37.83 249 25m 400m Freestyle Timed Final 7. 6:02.98 199 25m SMAJLI, Ogren – 2011 50m Freestyle Timed Final 24. 35.75 179 25m 38.77 117.6% 12 Nov 2023 100m Freestyle Timed Final 19. 1:22.59 160 25m 2:43.28 – 26 Jan 2020 200m Freestyle Timed Final 9. 2:58.11 173 25m 50m Butterfly Timed Final DSQ NT – 25m Women Pts. Previous personal best time BEIQI, Hana – 2008 50m Freestyle Timed Final  1. 26.75 629 25m 26.51 98.2% 27 Mar 2022 100m Freestyle Timed Final  1. 58.26 641 25m 57.78 98.4% 18 Nov 2023 50m Backstroke Timed Final  1. 29.78 609 25m 29.50 98.1% 11 Nov 2023 50m Butterfly Timed Final  1. 28.73 611 25m 28.52 98.5% 9 Dec 2023 100m Butterfly Timed Final  1. 1:04.85 578 25m 1:04.65 99.4% 8 Dec 2023 100m Medley Timed Final  1. 1:07.24 593 25m 1:06.81 98.7% 11 Nov 2023 HALITI, Hena – 2011 100m Freestyle Timed Final 14. 1:17.39 273 25m 1:18.49 102.9% 18 Nov 2023 200m Freestyle Timed Final 14. 2:36.51 350 25m 3:00.07 132.4% 24 Dec 2023 400m Freestyle Timed Final 8. 6:13.25 237 25m 50m Breaststroke Timed Final 10. 45.17 247 25m 44.84 98.5% 24 Dec 2023 100m Breaststroke Timed Final 8. 1:36.87 266 25m 1:40.55 107.7% 24 Dec 2023 200m Breaststroke Timed Final 8. 3:29.54 264 25m

March 3, 2024 / Comments Off on International Swimming Meet NEPTUN CUP 2024 (MKD)
read more

Hana Beiqi: E mbaj kokën lart, duke më diskriminuar më bëjnë më të fortë

Lajmet

Në vend se të ishte në Kampionatin Botëror, që tashmë ka filluar në Doha të Katarit, notarja Hana Beiqi të dielën zhvilloi dy stërvitje. Stërvitjen e paradites e zhvilloi në Shkup, ndërsa të pasdites në një pishinë në afërsi të Prishtinës. 15-vjeçarja nuk është përfshirë nga Federata e Notit e Kosovës (FNK) në ekipin e Kosovës për Botërorin që përfundon më 18 shkurt. Kosovën në Botëror do ta përfaqësojë notarja Eda Zeqiri. Eda është vajza e kryetarit të FNK-së, Agron Zeqiri. Për mosparaqitjen e Beiqit në Botëror ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), pasi fillimisht paraqiti ankesë klubi i saj. KOK-u ka insistuar se Beiqit i është bërë padrejtësi dhe diskriminim, por kjo është mohuar nga Federata, që ka akuzuar Komitetin Olimpik për tendencë të ndikimit në vendimmarrje. KOK-u vlerëson se FNK-ja nuk e ka dërguar Beiqin në Botëror me qëllim për t’ia mohuar asaj të drejtën e shfrytëzimit të paraqitjes me ftesë në Lojëra Olimpike. Për ftesë olimpike, pjesëmarrja në Botëror është kusht. Hana është e dëshpëruar që mbeti jashtë Botërorit. Por ajo beson fuqishëm se do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. “Është e dhimbshme për mua, pasi e kam merituar të shkoj. I kam dy disiplina olimpike me rezultatet më të larta në Kosovë dhe ky kampionat në Doha të Katarit që është duke u mbajtur, është i fundit kualifikues për Lojërat Olimpike. Është fatkeqësi që nuk më është dhënë mundësia dhe më janë mohuar rezultatet të cilat janë publike në ranglistë dhe në të gjitha portalet e notit. Po ashtu janë rekorde absolute të vitit 2023, por nuk më është dhënë mundësia të marr pjesë në këtë kampionat botëror shumë të rëndësishëm”, ka thënë Beiqi të dielën për KOHËN. Hana thotë se nuk është hera e parë që diskriminohet. Madje thotë se padrejtësi i ka bërë edhe Komiteti Olimpik që këtë herë i doli në mbrojtje. “Nuk është hera e parë që diskriminohem nga Federata e po ashtu edhe nga KOK-u, ku vitin e kaluar më është mohuar pjesëmarrja në Festivalin Olimpik për të rinj, pasi për grupmoshën time dhe për absolut kam qenë me më së shumti pikë. Por çdo diskriminim më bën më të fortë. Do të shihen rezultatet dhe nuk do të kem nevojë të flas”, ka thënë notarja e talentuar. Hana Beiqi insiston se i ka rezultatet më të mira prej notareve kosovare. “Kjo situatë është prekëse për mua pasi synimin më të madh për këtë vit e kam pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe kam stërvitur për këtë kampionat. Por duhet të mbaj kokën lart dhe gjithçka do të bëhet mirë. Ai që meriton do të shkojë në Olimpiadë. Kam mbështetjen e KOK-ut për këtë punë dhe kam edhe më shumë motiv për t’u stërvitur dhe të arruj rezultate sa më të mira në garat e ardhshme që janë po ashtu kualifikuese për Olimpiadë dhe ta përfaqësoj vendin tim në Lojërat Olimpike”, ka shtuar ajo. Beiqi është garuese e klubit të notit Otrila. Ditë më parë klubi i saj ka paraqitur rekordet dhe rezultatet e Hanës, që i ka vlerësuar kulmore për Kosovën. Notarja e talentuar ende beson se do të ketë gjasa për të siguruar paraqitjen në Lojërat Olimpike që këtë verë mbahen në Paris. “Unë e di se ajo me më së shumti pikë shkon në Olimpiadë, ajo që e meriton shkon. Tash unë nuk vendosi aty, vendosin rezultatet. Ia dua të mirën secilit, por ai që është më i miri shkon. Ndodhi çka ndodhi, unë do të vazhdoj të stërvitem për Olimpiadë dhe të shohim se çfarë do te ndodhë”. Hana Beiqi ka edhe nënshtetësi sllovene. Trajneri i saj, Astrit Haliti, ka thënë se notarja ka pasur ofertë për ta përfaqësuar Slloveninë, ndërsa ftesë i është bërë edhe nga shteti fqinj, Maqedonia e Veriut. Por, sipas tij, Hana ka qenë e vendosur për ta përfaqësuar Kosovën. Ka kohë që komuniteti i vogël i notit ka mospajtime të theksuara. Dhe, ashtu siç ka vlerësuar KOK-u, organizata kryesore sportive në vend, në not i pranishëm është edhe diskriminimi ndaj sportistëve. Intervistë dhënë në KohaDitore Copyright : Koha – https://www.koha.net/sport/408209/hana-beiqi-e-mbaj-koken-lart-duke-me-diskriminuar-me-bejne-me-te-forte

February 11, 2024 / 0 Comments
read more

Intervista Hana Beiqi & Astrit Haliti në SportOn Radio Urban Fm

Lajmet
February 10, 2024 / 0 Comments
read more

OTRILA organizon kampin e trajnimit Finswimming në kuadër të projektit “Mermaids for Inclusion”

Lajmet

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA gjate datave 12-14 Janar ka organizuar një kampin e trajnimit Finswimming në kuadër të projektit “Mermaids for Inclusion”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për sportistët dhe trajnerët për të përmirësuar shkathtësitë e tyre në fushën e notit me peraja (Finswimming). Përfshirja e trajnerit të njohur Italian Rubes Levada i cili ka sjellë një përvojë të pasur dhe njohuri të mëtejshme në këtë fushë. Trajnerët dhe sportistët duke u njohur me teknikat e notit me peraja (FINS) do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe përmirësojnë shkathtësitë e tyre në këtë disiplinë. Projekti “Mermaids for Inclusion” dëshmon për një përkushtim ndaj përfshirjes dhe promovimit të sporteve të ujit në mënyrë të përgjithshme.  Një bashkëpunim i tillë në nivel ndërkombëtar sjell një vlerë të shtuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit.

January 12, 2024 / 0 Comments
read more

Posts pagination

Previous 1 2 3 4 Next
  • +383 49 572 181
  • +383 44 185 999
  • info@otrila.org
  • Prishtinë 10000
Facebook Instagram Linkedin Twitter

MENU

Ballina

Aktivitetet

MERMAIDS FOR INCLUSION

Dokumentet

Kontakti

BËHU PJESË

Antarësohu
BËHU PARTNER
BËHU VULLNETAR
BËHU SPONSOR

AKTIVITETET E FUNDIT

Hana Beiqi dominoi garën ndërkombëtare “Golden Orlando” me mbi 300 sportistë nga 11 shtete

Paraqitje fantastike e sportistëve tanë në garën ndërkombëtare “Golden Orlando 2025” në Dubrovnik, Kroaci!

K.S.U. OTRILA – Performancë e shkëlqyer në MM Maribor 2025!

Hana Beiqi – Mbretëresha e Sportit të Kryeqytetit!

Paraqitje e shkëlqyer e notarëve tanë në garën ndërkombëtare “VSI Swimming CUP” 2025 në Plovdiv, Bullgari!

Kampi i parë për vitin 2025!

© 2025 OTRILA AQUATICS