European Short Course Swimming Championships

Hana Beiqi vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian të Notit!

Sportistja jonë po vazhdon të shkruajë histori për Kosovën në Lublin, duke regjistruar jo një, por dy rekorde të reja shtetërore.

50m Freestyle – 26.01
50m Backstroke – 28.01

Këto rezultate të jashtëzakonshme konfirmojnë formën e shkëlqyer të Hanës dhe përkushtimin e palëkundur të saj dhe ekipit tonë drejt suksesit ndërkombëtar. K.S.U. OTRILA mbetet krenar për arritjet e saj dhe rolin e saj si një nga sportistet më premtuese të vendit.

Urime Hana!
Suksese në garat e radhës — rruga drejt majës vazhdon!

Shpërndaj në: