Zyrtarët e klubit tonë morën pjesë në Erasmus+ Sport Info Day në Bruksel, Belgjikë, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi organizata sportive dhe institucione nga e gjithë Evropa.
Gjatë këtyre dy ditëve intenzive, përfaqësuesit e K.S.U. OTRILA u informuan nga afër mbi thirrjet e reja Erasmus+ Sport, prioritetet e Bashkimit Evropian në fushën e sportit, si dhe mundësitë konkrete për projekte që lidhen me zhvillimin e sportit, përfshirjen sociale dhe jetesën e shëndetshme.
Në kuadër të eventit, u zhvilluan takime të shumta me përfaqësues të organizatave evropiane, klubeve sportive dhe institucioneve partnere, ku u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar, projekte të përbashkëta dhe iniciativa që synojnë rritjen e kapaciteteve dhe ndikimit të sportit në komunitet.
Kjo pjesëmarrje përforcon angazhimin e vazhdueshëm të K.S.U. OTRILA për të ndërtuar partneritete evropiane dhe për të sjellë standarde, përvoja dhe mundësi të reja zhvillimi për sportin në Kosovë.
