K.S.U. OTRILA ishte bashkëorganizatore e edicionit të parë të Garës Memoriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati”, e zhvilluar në pishinën “Taq Dafa” në Durrës, ku morën pjesë mbi 120 sportistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Bashkinë e Durrësit, kryetaren znj. Emiriana Sako, Klubin Shumësportësh TEUTA dhe drejtorin Marvin Roshi, Federatën Shqiptare të Notit, presidentin z. Agim Çiraku dhe sekretaren znj. Suela Haxhiu, si dhe Shoqatën e Veteranëve të Notit të Shqipërisë, me profesor Sadik Mema.
Një kontribut të rëndësishëm në organizimin e aktivitetit dha edhe bashkëorganizatori Jurgen Fici nga Klubi TEUTA.
Mirënjohje e veçantë shkon për familjen Ismailati, për mbështetjen e kësaj iniciative, si dhe për të gjithë sportistët, trajnerët, klubet, prindërit, sponsorët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e aktivitetit.
Ky edicion shënon fillimin e një tradite që synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë në vitet e ardhshme, në nderim të figurës dhe kontributit të Agron Ismailatit.
Për K.S.U. OTRILA, organizimi i aktiviteteve të tilla është pjesë e përkushtimit për zhvillimin e sporteve ujore, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratat e reja të sportistëve.
Falënderojmë të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët për kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të edicionit të parë të kësaj gare.
