Krahas rolit tonë si bashkëorganizator i Garës Ndërkombëtare Memoriale “Agron Ismailati 2026”, sportistët e K.S.U. OTRILA dëshmuan edhe një herë nivelin e tyre të lartë në pishinë, duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke përfaqësuar klubin me dinjitet.
14 medalje të fituara:
8 medalje të argjendta
6 medalje të bronzta
Medalistët tanë
Rron Çoçaj
- 50m Shpinë (Kategoria D)
- 50m Bretkosë (Kategoria D)
Hëna Haliti
- 400m Stil i Lirë (Kategoria C)
- 50m Shpinë (Kategoria C)
- 100m Shpinë (Kategoria C)
- 100m Bretkosë (Kategoria C)
- 50m Flutur (Kategoria C)
- 100m Flutur (Kategoria C)
Ogren Smajli
- 100m Shpinë (Kategoria C)
Rron Çoçaj
- 100m Shpinë (Kategoria D)
- 200m Medley (Kategoria D)
Diell Haliti
- 50m Bretkosë (Kategoria E)
Dria Nela
- 100m Shpinë (Kategoria C)
Hëna Haliti
- 50m Bretkosë (Kategoria C)
Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhur të sportistëve, trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve. Jemi krenarë që, përveç organizimit të një gare të suksesshme ndërkombëtare, arritëm të festojmë edhe sukseset sportive të klubit tonë.
Urime të gjithë sportistëve dhe suksese në garat e ardhshme!
