Dy medalje për K.S.U. OTRILA në Kosova Sprint Triathlon 2026

Më 26 korrik 2026, në Liqenin e Batllavës u zhvillua gara ndërkombëtare “KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026”, e cila njëkohësisht shërbeu edhe si Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon për kategoritë Senior dhe Junior.

Në një konkurrencë të fortë, sportistët e K.S.U. OTRILA, Jon Makolli dhe Art Elshani, zhvilluan paraqitje të mira në kategorinë Junior – Meshkuj, duke u ngjitur në podium dhe duke siguruar dy medalje.

Rezultatet

  • Jon Makolli – medalje e argjendtë, me kohë 1:23:04
  • Art Elshani – medalje e bronztë, me kohë 1:24:26

Ky rezultat përbën një tjetër sukses për sportistët e K.S.U. OTRILA dhe dëshmon përkushtimin e tyre edhe në disiplinat e triathlonit.

K.S.U. OTRILA i përgëzon Jonin dhe Artin për rezultatet e arritura dhe u uron shumë suksese në aktivitetet dhe garat e ardhshme.

Shpërndaj në: