Hana Beiqi vendos tri rekorde të reja shtetërore dhe fiton dy medalje të argjendta në Slloveni

Një tjetër paraqitje e suksesshme e notares së K.S.U. OTRILA, Hana Beiqi, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në Kampionatin e Hapur të Sllovenisë, të zhvilluar në pishinë olimpike, Hana arriti rezultate të rëndësishme, duke fituar dy medalje të argjendta:

  • 100m Shpinë – medalje e argjendtë
  • 100m Krol – medalje e argjendtë

Përveç medaljeve, Hana vendosi edhe tri rekorde të reja absolute të Kosovës:

  • 100m Shpinë – 1:04.67
  • 100m Krol – 57.57
  • 200m Krol – 2:12.42

Këto rezultate përbëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në përgatitjet e Hanës dhe dëshmojnë punën dhe përkushtimin e saj në garat ndërkombëtare.

K.S.U. OTRILA e përgëzon Hanën për këto rezultate dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e përgatitjeve dhe në përfaqësimin e Kosovës në Taranto 2026.

Shpërndaj në: