Hana Beiqi përfundon me sukses pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian për Juniorë – Samorin, Sllovaki 2025

Sportistja jonë Hana Beiqi ka përfunduar paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian për Juniorë, i cili u mbajt në Samorin, Sllovaki nga 1 deri më 6 Korrik 2025.

Pavarësisht sfidave jashtë ujit dhe vështirësive organizative, përfshirë mungesën e pranisë së trajnerit të saj personal, Hana arriti të përfaqësojë me dinjitet dhe profesionalizëm Republikën e Kosovës në një nga garat më të rëndësishme kontinentale për të rinjtë.

🔹 Edhe pse rezultatet nuk ishin ndër më të mirat e karrierës së saj personale, Hana Beiqi arriti kohët më të mira të shënuara ndonjëherë nga një sportist kosovar në një Kampionat Evropian për Juniorë, duke vendosur një standard të ri për notin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kjo është një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të Hanës dhe e përkushtimit të saj të palëkundur ndaj sportit, pavarësisht sfidave të panevojshme që ende e shoqërojnë përfaqësimin ndërkombëtar të sportistëve tanë.


Jemi jashtëzakonisht krenarë për Hanën dhe punën e saj të palodhshme. Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për gjeneratat e reja dhe një simbol i talentit dhe guximit në sportin kosovar.

I urojmë Hanës shumë suksese në garat e ardhshme dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të na bëjë krenarë – ashtu siç jemi mësuar ta shohim: e përkushtuar, e fortë dhe gjithmonë në rritje.

💙 Forca, Kampione!

Shpërndaj në: