🏊‍♂️ Roni Çoçaj vendos rekorde të reja kombëtare në Kampionatin Kombetar te Shqipërisë 🏆

Notari i talentuar i klubit tonë, Roni Çoçaj, shkroi një faqe të re në historinë e notit kosovar gjatë Kampionatit Kombëtar të zhvilluar në Durrës, Shqipëri.

Në disiplinat e 50m shpinë dhe 100m shpinë, Roni regjistroi kohë të jashtëzakonshme:

  • 50m shpinĂ«: 37.85
  • 100m shpinĂ«: 1:22.75

Këto rezultate përbëjnë rekordet e reja të Kosovës për grupmoshën 12-vjeçare, duke dëshmuar punën e palodhur, përkushtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të sportistit tonë të ri.

Ky sukses i Ronit është një motivim i fuqishëm për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrën e notit dhe një shenjë e qartë për të ardhmen e ndritur të sportit në vend.

Urime, Roni! Krenaria jonë dhe një premtim i madh për sukseset e ardhshme!

Shpërndaj në: