Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA ka nënshkruar një Marrëveshje Partneriteti (Partnership Agreement) me Klubin Delfin Ljubljana nga Sllovenia.
Ky partneritet synon forcimin e bashkëpunimit në:
- Organizimin e garave të përbashkëta
- Shkëmbimin e përvojave profesionale
- Promovimin e sporteve të ujit dhe zhvillimin e të rinjve
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në forcimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy klubeve.
