K.S.U. OTRILA shpallet fituese në thirrjen Erasmus+ 2025!

Me krenari njoftojmë se K.S.U. OTRILA është shpallur fituese në thirrjen e vitit 2025 të programit Erasmus+ Sport – Capacity Building, të financuar nga Bashkimi Europian! 🇪🇺✨

Projekti ynë “BalkanSplash”, një iniciativë dyvjeçare që synon zhvillimin e sporteve ujore në Kosovë dhe rajon, është përzgjedhur për mbështetje, duke konfirmuar vizionin, cilësinë dhe ndikimin tonë në komunitet

BalkanSplash është një projekt dyvjeçar i financuar nga Bashkimi Europian në programin Erasmus+ Sport – Capacity Building dhe zbatohet nga K.S.U. OTRILA në bashkëpunim me partnerë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia.
Projekti synon zhvillimin e sporteve finswimming dhe water polo në Kosovë dhe Shqipëri, ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe komuniteteve të margjinalizuara, si dhe organizimin e eventit ndërkombëtar BalkanSplash.

  • Kohëzgjatja: 01.01.2025 – 31.12.2026
  • Fokus: Trajnime, përfshirje sociale, zhvillim sportesh të reja, bashkëpunim ndërkufitar
  • Financuar nga: Bashkimi Europian (Erasmus+ Sport)

Shpërndaj në: