Kampi i parë për vitin 2026 ka nisur!

K.S.U. OTRILA ka hapur zyrtarisht sezonin 2026 me kampin e parë stërvitor, të zhvilluar në ambientet e Pishinës Onix – Banjë, Pejë.

Nën udhëheqjen e trajnerit Astrit Haliti, sportistët tanë:
Ogren Smaili
Dars Nela
Erik Imeri
Ron Qoqaj
Dria Nela
Zara Spahiu
Hana Beiqi
Jonë Haliti
Diell Haliti

kanë nisur përgatitjet intensive, të fokusuara në rritjen e formës fizike, përmirësimin teknik dhe ndërtimin e bazës për një sezon të suksesshëm garues.

Ky kamp shënon hapin e parë drejt objektivave tona për vitin 2026: zhvillim të qëndrueshëm të sportistëve, rezultate konkrete dhe përfaqësim dinjitoz të klubit dhe të Kosovës në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

One vision. Shared progress.

Shpërndaj në: