Më 20 qershor, notarët e K.S.U. OTRILA morën pjesë në Garën Memoriale “Ilir Konushevci”, ku zhvilluan paraqitje të mira dhe arritën disa rezultate të rëndësishme.
Ron Çoçaj u dallua me dy rezultate të suksesshme në grupmoshën 13–14 vjeç, duke fituar medaljen e artë në disiplinën 50m Backstroke dhe medaljen e argjendtë në 50m Freestyle.
Në disiplinën 1500m Freestyle, Jon Makolli arriti të fitojë medaljen e bronztë, ndërsa Ogren Smajli siguroi medaljen e bronztë në disiplinën 200m Medley.
Paraqitje të mira patën gjithashtu sportistët Dria Nela, Dars Nela, Art Elshani dhe Erik Imeraj, të cilët treguan përkushtim dhe progres gjatë garave të tyre.
Rezultatet e arritura në këtë aktivitet janë një tjetër dëshmi e punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të sportistëve të klubit tonë.
Urime të gjithë sportistëve për rezultatet dhe përfaqësimin dinjitoz të K.S.U. OTRILA, me dëshirat për suksese të reja në garat e ardhshme.
