FINA World Swimming Championships (25m) 2022 | Melbourne
Notarët Martin Muja dhe Hana Beiqi po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit në pishina të shkurta i cili po mbahet ne Melbourne të Australisë .
Notarët tanë kanë kryer stërvitjet para garave të cilat i presin në këtë kampionat.
Federata e Notit të Kosovës ju uron shumë suksese notarëve tanë dhe falenderon të gjithë ata që mundësuan shkuarjen në këtë kampionat për Martinin dhe Hanen.
Notarët tanë fillojnë garat neser me kohën tonë lokale 01:00, disiplina e parë në të cilën do të garojnë është 100 m stil i lirë.


