Notarja e parë në histori të notit kosovar që kalon mbi 700 pikë FINA në një garë zyrtare Federatës Botërore të Notit.
Në datat 13-14 Prill 2024, klubi ynë mori pjesë në garën ndërkombëtare “MM MARIBOR 2024”, e cila u mbajt në Maribor të Sllovenisë. Në këtë garë morrën pjesë 27 klube nga vende të ndryshme si Sllovenia, Kroacia, Çekia, Hungaria, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Austria dhe Kosova.
Klubi jonë u paraqitë me dy sportistët e talentuar Hana Beiqi dhe Dars Nela.
Në këtë garë, notarja jonë Hana Beiqi shkroi histori duke u bërë notarja e parë kosovare që kalon mbi 700 pikë FINA në një gara zyrtare të Federatës Botërore të Notit.
Me një kohë rekord në 30:16 (706 pikë FINA) në disiplinën 50m Shpinë, Hana Beiqi gjithashtu thyen rekordin shtetërorë në 50m Krol me kohë 27:21 (658 Pikë FINA).
Hana Beiqi u stolis me 5 medalje:
Artë në 50m Krol, Kategoria Kadete
Argjend në 50m Krol, Kategoria Absolute
Artë në 50m Shpine, Kategoria Absolute
Artë në 50m Shpine, Kategoria Kadete
Argjend në 100m Delfin, Kategoria Kadete
Në këtë garë u paraqit edhe sportisti ynë Dars Nela në kategoritë 50m Krol , 100m Krol dhe 100m Bretkosë ku arriti t’i përmisojë rezultatet personale dhe vazhdon të dëshmojë se ka një të ardhme të ndritur.
K.S.U. OTRILA Falënderon për mbështetjen të vazhdueshme të gjithë prindërit e sportistëve, sponsorët dhe të gjithë dashamirësit e sportit
K.S.U. OTRILA
KLUB I KAMPIONËVE
KLUB I HISTORIVE
Puna e vazhdueshme sjell suksese të vazhdueshme. Nuk kemi të ndalur!
Shihemi në garat e ardhshme!





