Gjatë fundjavës së 14 dhe 15 marsit, notarja e klubit tonë, Hana Beiqi, mori pjesë në garën ndërkombëtare MM Maribor, e zhvilluar në Slloveni, ku morën pjesë mbi 300 notarë nga vende të ndryshme.
Nën udhëheqjen e trajneres së klubit, Fjorda Shabani, Hana zhvilloi paraqitje të mirë në disiplinat e saj, duke arritur të sigurojë edhe një medalje të bronztë në këtë garë ndërkombëtare.
Rezultatet e Hanës:
- 50m Freestyle: 27:33
- 100m Backstroke: 1:08:40
- 50m Backstroke: 30:12 – 709 Aqua Points 🥉
Në disiplinën 50m Backstroke, Hana arriti të renditet në mesin e më të mirave dhe të fitojë medaljen e bronztë.
Ky rezultat përfaqëson një tjetër dëshmi të punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe zhvillimit të sportistëve të klubit në garat ndërkombëtare.
👏 Klubi i uron Hanës shumë suksese në garat e ardhshme dhe rezultate të reja!
