Hana Beiqi përfaqëson Kosovën në Multinations Junior Swimming Meet 2026

Kampionja e klubit tonë, Hana Beiqi, përfaqësoi Kosovën në garën ndërkombëtare Multinations Junior Swimming Meet 2026, e cila u zhvillua më 28–29 mars në Pragë, Çeki.

Hana garoi në tri disiplina, duke arritur këto rezultate:

  • 50m Butterfly: 29.02 – 596 AQUA Points
  • 50m Freestyle: 27.63 – 623 AQUA Points
  • 50m Backstroke: 30.51 – 682 AQUA Points

Edhe pse kjo garë nuk solli performancën më të mirë të saj, pjesëmarrja në një event të tillë ndërkombëtar përbën një përvojë të rëndësishme në zhvillimin e saj sportiv.

Kushtet e kufizuara të përgatitjes dhe mungesa e trajnerit gjatë garës ndikuan në mundësinë për të dhënë performancën maksimale.

Megjithatë, përkushtimi, puna dhe përfaqësimi i Kosovës nga Hana mbeten një vlerë e rëndësishme për klubin tonë.

urojmë Hanës shumë suksese në garat e ardhshme!

Shpërndaj në: