Hana Beiqi fiton medalje të bronztë në International Swimming Meet Ilirija 2026

Më 18–19 prill 2026, sportistja e klubit tonë Hana Beiqi mori pjesë në garën ndërkombëtare “International Swimming Meet Ilirija 2026”, e zhvilluar në Ljubljanë të Sllovenisë, ku morën pjesë sportistë nga 49 klube dhe më shumë se 15 shtete.

Hana garoi në disiplinat 50m Freestyle dhe 50m Backstroke, duke zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Në disiplinën 50m Freestyle, Hana realizoi kohën 27.05 sekonda, duke u renditur e 4-ta dhe duke siguruar kualifikimin për finalen e pasdites.

Suksesi i radhës erdhi në 50m Backstroke, ku Hana zhvilloi një paraqitje të shkëlqyeshme dhe arriti të fitojë medaljen e bronztë 🥉 në finale.

Ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm për Hanën dhe klubin tonë, duke dëshmuar vazhdimësinë e paraqitjeve të saj në gara ndërkombëtare dhe progresin e saj në arenën e notit.

Urime Hanës për këtë sukses dhe shumë suksese të tjera në garat e ardhshme!

Shpërndaj në: