Sportistët e klubit tonë shënuan një tjetër paraqitje të suksesshme në garën ndërkombëtare “Golden Orlando”, e zhvilluar gjatë fundjavës në Dubrovnik të Kroacisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 400 sportistë nga klube të ndryshme, të cilët përfaqësuan 8 shtete: Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Kosovën dhe Poloninë.
Sportistët tanë zhvilluan paraqitje të mira në një konkurrencë ndërkombëtare dhe arritën të sigurojnë gjithsej 11 medalje:
- 🥇 2 medalje të arta
- 🥈 5 medalje të argjendta
- 🥉 4 medalje të bronzta
Ky rezultat përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për klubin tonë dhe dëshmon punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të sportistëve tanë.
Urime të gjithë sportistëve për rezultatet dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit! Ju urojmë edhe më shumë suksese në garat e ardhshme.
