Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA mori pjesë në garën ndërkombëtare “Teuta Cup V 2026”, e zhvilluar më 13–14 qershor 2026 në Durrës.
Sportistët tanë zhvilluan paraqitje të mira gjatë garës, duke treguar përkushtim dhe angazhim dhe duke arritur të fitojnë gjithsej 7 medalje.
Medaljet e fituara
🥈 Medalje të argjendta
- Ron Çoçaj – 50m Shpinë
- Ron Çoçaj – 100m Shpinë
- Bleon Sylejmani – 200m Flutur
- Bleon Sylejmani – 400m Përzier
🥉 Medalje të bronzta
- Dars Nela – 800m Stil i Lirë
- Bleon Sylejmani – 200m Shpinë
- Bleon Sylejmani – 400m Përzier (Open)
Përveç medaljeve, edhe Hëna Haliti, Ogren Smajli dhe Diell Haliti patën paraqitje të mira, duke përmirësuar kohët e tyre personale dhe duke dëshmuar progres të vazhdueshëm në rezultatet sportive.
Pjesëmarrja në gara ndërkombëtare si Teuta Cup V 2026 është një mundësi e rëndësishme për sportistët tanë për të fituar përvojë, për të zhvilluar më tej potencialin e tyre dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme.
Urime të gjithë notarëve për angazhimin dhe rezultatet e arritura! Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, prindërit dhe sponsorët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
