OTRILA shkëlqen në Kampionatin e Kosovës – Hana Beiqi shpallet më e mira e garës

Kampionati i Kosovës në Not – 7–8 Korrik

Gjatë datave 7–8 Korrik, sportistët e Klubit të Sporteve të Ujit OTRILA morën pjesë në Kampionatin e Kosovës në Not ku përfaqësuan me sukses klubin tonë dhe zhvilluan gara të mira në disiplinat përkatëse.

Klubin tonë në këtë kampionat e përfaqësuan:

Dars Nela
Ogren Smajli
Ron Çoçaj
Hëna Haliti
Jon Makolli
Dria Nela
Hana Beiqi
Art Elshani
Erik Imeri
Amara Maxhuni

Gjatë dy ditëve të garave sportistët tanë arritën të fitojnë medalje në shumë disiplina duke e renditur K.S.U. OTRILA në vendin e tretë për nga numri i medaljeve të fituara në këtë kampionat.

Hana Beiqi u shpall sportistja më e mirë e garës në bazë të pikëve Aqua Points.

Medaljet e fituara nga sportistët tanë:

Hana Beiqi

50m Freestyle – 27.17 (Open)
100m Freestyle – 59.35 (Open)
50m Backstroke – 30.51 (Open)
100m Backstroke – 1:05.79 (Open)
100m Butterfly – 1:06.25 (Open)

Jon Makolli

400m Freestyle – 5:06.97 (17–18 vjeç)
800m Freestyle – 11:28.19 (17–18 vjeç)
400m Medley – 6:25.63 (17–18 vjeç)
400m Medley – 6:25.63 (Open)
200m Freestyle – 2:20.56 (17–18 vjeç)
200m Backstroke – 2:44.47 (17–18 vjeç)
100m Breaststroke – 1:29.48 (17–18 vjeç)
200m Butterfly – 3:20.75 (17–18 vjeç)
200m Breaststroke – 3:49.29 (17–18 vjeç)
200m Butterfly – 3:20.75 (Open)

Dars Nela

400m Freestyle – 5:41.06 (17–18 vjeç)
800m Freestyle – 12:09.75 (17–18 vjeç)
200m Breaststroke – 3:37.13 (17–18 vjeç)
50m Breaststroke – 39.74 (17–18 vjeç)
100m Breaststroke – 1:32.11 (17–18 vjeç)

Ron Çoçaj

50m Backstroke – 34.44 (13–14 vjeç)
100m Backstroke – 1:20.21 (13–14 vjeç)
100m Breaststroke – 1:38.42 (13–14 vjeç)
200m Medley – 3:01.71 (13–14 vjeç)

Ogren Smajli

400m Medley – 6:35.94 (Open)
400m Freestyle – 5:29.98 (15–16 vjeç)
100m Butterfly – 1:36.92 (15–16 vjeç)

Hëna Haliti

50m Butterfly – 36.41 (14–15 vjeç)

Stafetat e K.S.U. OTRILA

4×100m Freestyle (Open) – 4:33.35
4×200m Freestyle (Open) – 10:33.76
4×100m Medley (Open) – 5:18.62

Sportistët tanë Dria Nela, Art Elshani, Erik Imeri dhe Amara Maxhuni patën paraqitje të mira gjatë kampionatit, duke përmirësuar kohët e tyre personale dhe duke fituar përvojë të vlefshme për garat e ardhshme.

I përgëzojmë të gjithë sportistët për angazhimin dhe disiplinën e treguar, si dhe trajnerët dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme. Urojmë që këto rezultate të jenë një motivim për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e mëtejshëm të klubit tonë.

Shpërndaj në: